Juventus është duke vëzhguar me vëmendje gjendjen e mesfushorit Ivan Rakitic te Barcelona.
Mediat italiane raportojnë se Bianconerët do ta tentojnë transferimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Kroati ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës.
Në qershor do të kuptohet nëse do të mbetet ose largohet nga Barcelona.
Juventusi edhe gjatë verës kishte shprehur interesim për të, ndërsa kroati në Torino do të gjente bashkëatdhetarët Mario Mandzukicin dhe Marko Pjacan.