Emre Can pritet ta veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm me të cilën skuadër është i gatshëm të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.
Juventus është shumë afër transferimit të mesfushorit, Emre Can nga Liverpooli.
Ndërrimin e Premierligës me Serinë A gjermani mund ta konfirmojë këtë muaj, pas finales së Champions League.
Goal raporton se ka mësuar nga burime të sigurta se Can është i gatshëm të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Juevntusin, ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuse.
Zyrtarizimi do të vijë pasi Liverpooli të luajë finalen e Ligës së Kampionëve me Real Madridin me 26 maj.
Can këtë javë është lënë jashtë nga Gjermania për Kupën e Botës që do të mbahet gjatë verës në Rusi, ai ka munguar në dy muajt e fundit për shkak të një problemi me shpinë.