Juventusi vazhdon me fitore në Serie A, mposht Bolognan me rezultat minimal

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie edhe pas javës së 25-të.


”Zonja e Vjetër” shënoi fitore minimale 0-1 në udhëtim te Bologna.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga argjentinasi, Paulo Dybala, në minutën e 67-të.

Për kampionin në fuqi kjo ishte fitorja e 22-të në këtë sezon dhe tani ka 69 pikë në vendin e parë, me plot 16 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Ndërsa, Bologna mbetet në kuotën e 18 pikëve dhe pozicionohet në pozitën e 18-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme