Ka filluar fushata politike për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 10:29 | Nga

Sot me 25 shtator, ka filluar fushata zgjedhore në Maqedoni për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor.

Pritet që 1.7 milion votues të hedhin votën e tyre për të parin e komuniës dhe anëtarët e këshilleve lokale në 80 komuna, duke përfshirë kryeqytetin maqedon, Shkupin.

Këto zgjedhje konsiderohen si test për kryeministrin, Zoran Zaev, i cili kishte premtuar progres në procesin e anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian, si dhe zgjidhje të shpejtë të hetimeve kriminale për anëtarët e qeverisë së kaluar të udhëhequr nga partia VMRO-DPMNE.

Zaev udhëheq një koalicion qeveritar të përbërë nga Social Demokratët SDSM dhe partia shqiptare DUI, që mori pushtetin para tre muajve.

Disa qytetarë të intervistuar nga shërbimi ballkanik i Radios Evropa e Lirë, thonë se nuk janë duke i përcjellur zgjedhjet nga afër sepse ata nuk u besojnë politikanëve, dhe se sipas eksperiencës premtimet parazgjedhore janë të thata.

Votimet do të mbahen në 3.480 qendra të votimit në gjithë Maqedoninë.

Rreth 300 mbikqyrës nga OSCE dhe Institucioni Demokratik për të Drejtat e Njeriut do të përcjellin zgjedhjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme