Në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm, në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari, mbledhësi i pasionuar i folklorit dhe publicisti Halil (Veli) Kajtazi.
I lindur në Vitak të Drenicës (1935), pasi mbaroi normalen një kohë punoi mësues, e më pastaj u zhvendos në kryeqytet, ku punoi gazetar në Radio Prishtina dhe drejtori gazeta ndërmarrjesh.
Që në rininë e hershme iu kushtua krijimtarisë letrare dhe mbledhjes me pasion të folklorit, jo vetëm në Drenicë.
La pas mbi 35 vepra të botuara kryesisht në prozë dhe nga fusha e folklorit.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 1 qershor 2018, në varrezat e qytetit në Prishtinë, në orën 17:00.