“Ka pasur një zhgënjim nga pala amerikane”, Rutte: Vendet evropiane e morën mesazhin nga Trump për bazat ushtarake

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se vendet europiane kanë reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe po sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve për përdorimin e bazave ushtarake.

Duke folur për gazetarët gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian në Armenia, Rutte pranoi se kishte pasur pakënaqësi nga ana e Shteteve të Bashkuara lidhur me kontributin e disa vendeve aleate.

“Po, ka pasur një farë zhgënjimi nga pala amerikane, por europianët e morën mesazhin,” u shpreh ai.

Më herët, Trump kishte akuzuar disa vende të NATO-s se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur SHBA-në në konfliktin me Iranin, duke rritur presionin ndaj aleatëve për një angazhim më të madh ushtarak dhe logjistik.

Të ngjashme