Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të saj, ka filluar përgatitjet për themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Komunën e Prizrenit.
Kabineti i qeverisjes së mirë do t’i ketë komisionet përkatëse me njohës së fushave në kuadër të qeverisjes lokale, meqë rast do të përcillet dhe analizohet me vëmendje keq qeverisjen e izoluar, jo transparente, dhe jo vendimmarrëse e kryetarit turist z. Mytaher Hakuka dhe koalicionit qeverisës.
Kaluan njëqind ditët e qeverisjes me ankesa fiktive dhe postime në FB, e gjitha kjo për të arsyetuar mos punën e tij dhe kabinetit që drejton, si dhe duke bërë përpjekje që ta kamufloj paaftësinë e tij, për të ju ofruar zgjidhje problemeve të shumta që kanë qytetarët e komunës sonë.
Mungesa e gatishmërisë për të realizuar punët dhe përgjegjësitë para qytetarëve të Komunës së Prizrenit, është një dëshmi e mungesës së vizionit, programit dhe kapaciteteve për të udhëhequr dhe realizuar projekte të cilat përmirësojnë jetën në qytetin tonë.
Kryetari i komunës, ka shkelur të gjitha normat e transparencës, dhe ka krijuar shkëputje nga komunikimi me qytetarët.
Kryetari i komunës dhe kjo qeverisje, ka dështuar të ketë një program qeverisës edhe pas më shumë se njëqind ditë qeverisje.
Kryetari i Komunës së Prizrenit ka mbingarkuar hapësirat e komunës më militantë të VV-së, me kontrata mbi vepër duke mos respektuar asnjë procedurë konkursi.
Këta militantë të VV-së, përveç se janë të punësuar jashtëligjshëm po ushtrojnë terror psikologjik mbi shërbyesit civil, të cilët me vite punojnë në administratën e komunës së Prizrenit.
PDK në Prizren konsideron se këto veprime janë shkelje e rëndë e legjislacionit në fuqi, andaj si të tilla janë të papranueshme. Ne bëjmë thirrje që sa më parë të ndalet ky mentalitet qeverisës, përndryshe pasojat e shkeljeve të shumta do të jenë të pariparueshme.
Me qëllim të evidentimit të të gjitha shkeljeve ligjore që po bëhen nga ana e kësaj qeverie, pa program e vizion, PDK në Prizren së shpejti do ta lansoj platformën elektronike, përmes së cilës do i ofrojmë mundësi qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që t’i adresojnë të gjitha shqetësimet në raport me këtë qeverisje, e cila njëqind ditshin e saj po e manifeston me pa aftësi për të drejtuar qytetin tonë.
Kryetari turist i Prizrenit, ka bërë udhëtime të njëpasnjëshme jashtë vendit, pa asnjë informatë para qytetarëve për arsyen e vizitave, dhe pa asnjë llogaridhënie e shpjegim për shpenzimet e këtyre udhëtimeve me paratë e taksapaguesve të Prizrenit.
Këto dhe shumë e shumë veprime të tjera, dhe abuzime me detyrën e tij si kryetar, PDK do t’i shpalos në kuadër të seancës së jashtëzakonshme që do të thirret së shpejti nga GP i PDK-së.
Grupi i Kuvendarëve të PDK-së, ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për njëqind ditët e qeverisjes.
PDK do vazhdoj që përmes komunikimit më të vazhdueshëm, me qytetarët e komunës sonë, që t’i prezantoj te gjitha shkeljet, që po i bënë kjo qeverisje në dëm të interesave të qytetarëve të komunës sonë.