Militantët shpërthyen një makinë bombë përpara se të sulmonin një kompleks qeveritar në kryeqytetin afgan, Kabul.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se disa persona të armatosur hynë në një kompleks dhe shkëmbyen zjarr me forcat afgane të sigurisë të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes. Në kompleks gjenden Ministria e Punëve publike si dhe një zyrë e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve sociale.
Nuk ka informacione për viktima dhe deri më tash askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.
Një dëshmitar, punëtor i Ministrisë së Punëve publike, që u identifikuara nga agjensia AFP, vetëm me emër, Ashraf, tha se militantët brenda kompleksit po gjuanin gjithashtu në drejtim të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë. Zëdhënësi i policisë në Kabul, Basir Mujahid u tha mediave lokale se të shtënat kanë vazhduar përgjatë zonës, mirëpo nuk ofroi informacione më të detajuara.