Kaçanikasi arrestohet se kanosi ish-gruan e vëllait, i dyshuar edhe ish-burri i saj

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e vëllait.

I dyshuar për kanosje sipas policisë, është edhe ish-bashkëshorti i saj, përcjell Klankosova.tv.

“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.D (M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllaut të tij A.L ( F/K) e moshës 24 vjeçare, ndërsa në kërkim policor , poashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D (M/K) i moshës 24 vjeçar”.

“Policia të dyshuarin e parë e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Kanosje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme