Kaçaniku: Shkaku i krizave të njëpasnjëshme, shumë familje konsumatore po “falimentojnë”

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 08:48 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e çmimeve kohëve të fundit është bërë shqetësuese për konsumatorët, teksa kërkohet reflektim nga ana e institucioneve. Kryetari i shoqatës “Konsumatorit”, Selatin Kaçaniku, tha për Ekonomia Online, se këtë kohë kur qytetarët përballen me kërkesa të shumta, çmimet po vazhdojnë të ngriten.

Ai ka kërkuar që Qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse të ndërmarrin masa karshi kësaj dukurie, duke shuar se për shkak të krizave të njëpasnjëshme shumë familje edhe kanë “falimentuar”.

“Ngritja e çmimeve kur ajo merr përmasa, natyrisht ndikon shumë te qytetari konsumator. Ajo shtresa e ashtuquajtur popullatë ose përndryshe konsumator i varfër, nga Covid-19 ka falimentuar, sepse një familje nuk ka të ardhura të mjaftueshme për ta mbajtur veten edhe familje e tij, nuk ka mundësi ekzistence, trajtohet si i falimentuar, politikaneve nuk iu pëlqen”.

“Po kjo thënie në botë eksiton. Në disa shtete ekziston edhe ligji për parandalimin e falimentimit të qytetari konsumator”, shpjegon Kaçaniku.

“Në këtë kohë vjeshte, ngritja e çmimeve reflekton edhe më shumë, kur fillojnë shkollat, kur fillojnë turshia, ngrohja dhe së kjo që po bën qeveria nuk mjafton”.

Për rastet helmuese në Mitrovicë dhe Malishevë thotë së duhet të kërkohet përgjegjësia edhe nga Parlamenti e Qeveria, por në veçanti nga MINT.

“Rastet e Mitrovicës dhe Malishevës më këto mbi 200 të helmuar, këtu duhet të lypet përgjegjësia edhe prej Parlamentit edhe prej Qeverisë në veçanti nga MINT. Parlamenti belg e ka mbyllur fabrikën e cila ka  prodhuar mish helmues për Kosovën, ndërsa unë si anëtar i Bordit u pamundësova ta bëjë të njëjtën gjë në bordin e AVK, i gjithë ky zigjin është përgjegjës pse ne nuk i kryejmë detyrat tona, nëse të ne nuk zgjidhet asnjë problem unë kam frikën në të ardhmen edhe kush e ka radhën, urojë që mos ta kenë  radhën ata që janë të pafajshëm, shpresojë ta kenë radhën ata që po e lejojnë po e financojnë këta që helmojnë”.

Kritika ai ka edhe për numrin e vogël inspektorëve të tregut, dhe për mos menaxhimin e duhur që po ndodhë në Kosovë.

“Nuk do të duhej të kishte mungesë të inspektorëve të tregut, nëse inspeksioni është i pamjaftueshëm atëherë duhet t’i kthehemi Qeverisë ta njoftojmë Qeverinë së është mandat i saj që qytetarin konsumatorë ta informojë, për të qenë partner i shtetit, dhe ajo që duhet po ashtu qeveria ta beje është ta beje tregun ekzistues, ne akoma nuk kemi treg ekzistues as funksional”.

Të ngjashme