Kryetar i Prishtinë, Përparim Rama, ka treguar për aktivitetin e Inspektorati i Kryeqytetit, i cili po vazhdon me lirimin e hapësirave publike që janë nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë të lokaleve. I pari i Prishtinës ka bërë me dije se këto ditë institucioni në fjalë është duke e liruar një hapësirë në afërsi të […]
Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon largimin e terrasve të lokaleve: S`lejohet uzurpimi i pronës publike

Kryetar i Prishtinë, Përparim Rama, ka treguar për aktivitetin e Inspektorati i Kryeqytetit, i cili po vazhdon me lirimin e hapësirave publike që janë nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë të lokaleve.
I pari i Prishtinës ka bërë me dije se këto ditë institucioni në fjalë është duke e liruar një hapësirë në afërsi të Pallatit të Rinisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk do të lejojë uzurpimin e pronave publike.
“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike!”, ka shkruar Rama.












