Marrëveshja e Kredisë me BERZh-in për Banim Social, së shpejti në Kuvend

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 12:24 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mbajti mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi Marrëveshjen për Projektligjin e Kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin “ Banim Social Adekuat”, raporton Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se përpos ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është e nevojshme me qenë edhe ministri Infrastukturës, Liburn Aliu. Por Muja e arsyetoi mungesën e tij sepse ministri Aliu kishte njoftuar që është jashtë vendit.

“E kemi marrë një e-mail, është ftuar ministri Aliu dhe ka njoftuar se e ka të pamundur të jetë këtë datë pasi që është jashtë Kosovës në udhëtim zyrtar. Ky është njoftimi që kemi marrë nga Ministria Infrastrukturës”, tha Muja.

Ndërsa deputeti, Eman Rrahmani nga LVV-ja  ka thanë se është i pajtimit që të procedohet në Kuvend.

“Meqenëse kjo është marrëveshje ndërkombëtare tashmë veq është nënshkruar. Mendoj që mundet me u zhvillu në Kuvend, unë jam me procedu në Kuvend”, tha Rrahmani.

Është miratuar kështu për tu shqyrtuar në Kuvend Marrëveshja për Projektligjin e Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin “ Banim Social Adekuat”.

Të ngjashme