Kadaj-Bujupi paralajmëron “aksione” kur të zgjidhet kryeministër ish-shefi i saj

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 14:14 | Nga

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përgatitur organizime jashtë Kuvendit të Kosovës, përgjatë kohës kur pritet të votohet për qeverinë e re të vendit.

Ajo ka nënvizuar se kjo qeveri do t’i sjellë vetëm të këqija vendit, pasi është e varur nga Lista Serbe që urdhrat i merr nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

“Sigurisht që do të marrim pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Të gjitha veprimet tona do të bëhen të ditura sot përgjatë seancës, por ne besojmë se ajo nuk do t’i sjellë asgjë të mirë Kosovës”.

Para se të kalonte në Vetëvendosjes, Kadaj-Bujupi ka qenë anëtare shumëvjeçare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), madje njihej si një ndër bashkëpunëtoret më të ngushta të liderit Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme