Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, pas shtyrjes së seancës konstitutive, ka thënë se PAN po bllokon formimin e institucioneve duke i shkaktuar dëme të madh shtetit.
“Ne do të vazhdojmë që të thërrasim PAN-in që të prezantoj kandidatin e tij. Ne nuk kemi nevojë që institucionet ti bartim në takime jo-zyrtare qoftë nëpër kafe e ambiente të tjera. I ftojmë të vinë në Kuvend. Në këtë fazë ne kemi bllokuar Kadri Veselin, sepse është kandidat i papërshtatshëm. Mos të përpiqen të improvizojnë në takime jo formale”, tha ajo.
Ajo ka thënë se VV është në koordinim me koalicioni LAA për bashkëpunim, por nuk ka komentuar largimin e mundshëm të AKR-së nga ky koalicion, raporton EO.
“LVV është grupi më i madh prandaj do të angazhohemi që të bllokojmë zaptuesit e shtetit dhe zhbllokojmë formimin e shtetit. LAA është në koordinim dhe bashkëpunim me LAA dhe vazhdojmë të kemi bashkëpunim. Të gjitha veprimet tona në të gjitha periudhat kohore kanë qenë në të mirë të vendit. LVV është partia më e madhe në vend dhe veprimet tona në fakt kanë marrë përgjigje më 11 qershor. Me 32 në Kuvend duhet të angazhohemi qe vullneti i sovranit të kthehet në qeverise të mirë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.