Kryetari i PDK-së, sot ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vitisë. Në momentin që ai u ngjit në skenë, para tij valonte flamuri i UÇK-së. Para se të fillonte fjalimin ai e puthi këtë flamur, veprim i cili u pasua me brohoritje dhe duartrokitje nga qytetarët.
Edhe në fund të takimit, Veseli e morri flamurin dhe e valonte në skenë. Gjatë fjalës së tij Veseli tha se do ta lartësojnë flamurin kombëtar dhe atë shtetëror
“Do ta fuqizojmë flamurin shtetëror, sepse kjo është liria jonë.Ajo që do të bëjmë edhe më shumë është që t’i japim fuqi këtyre dy flamujve”, ka thënë Veseli.