Ekonomia Online
FUNDIT

Kadri Veseli ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit nga orteku i borës në Brezovicë

Kadri Veseli ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit nga orteku i borës në Brezovicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zëvendësministrit Arian Daci sot në Brezovicë. Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit ishte tejet pikëllues. “Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zëvendësministrit Arian Daci sot në Brezovicë.

Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit ishte tejet pikëllues.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme