Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Kadriaj ka thënë se ka vendosur ta gjuaj Kurtin në momentin kur ka thënë se do të shtyhet seanca konstituive.
“Kam vendosur në momentin kur z. Kurti ka vendosur të shtyhet seanca. Nëse do të konstituohej, s’kam pas ndërmend me gjujt.
“I kam marrë vezët me veti për cdo rast”, ka thënë ajo.
Deputetja e zgjedhur s’ka pranuar që të tregojë për rrugën e futjes së vezëve brenda sallës së Kuvendit.
“Mos pyet se si janë futur vezët, nuk e di nëse detektohen ose jo. Por s’janë gaz lotsjellës, as bombola”, ka thënë ajo.
Time Kadriaj ka thënë se në çantën e saj i ka pasur 7 vezë dhe se të gjitha i ka gjuajtur në drejtim të Kurtit.
“Nja shtatë vezë i kam pasë, i hodha të gjitha.Fokusi im ishte ta kryej aksionin. S’kam parë asgjë. U fokusova në obligimin që ia dhash vetes. Cak i vezëve ka qenë vetëm Albin Kurti”, ka treguar ajo në T7.