Kadriaj e mbyll mbledhjen, akuzon deputetët e VV-së se nuk lejuan debat

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas disa përplasjeve verbale, ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme. Për të mbyllur punimet e komisionit ka vendosur kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj.

Ajo tha se detyrohet ta përfundojë këtë mbledhje për shkak të reagimeve të deputetëve të Vetëvendosjes.

“Përfundon mbledhja për shkak të pamundësisë së deputetëve të Vetëvendosjes për të bërë debat të mirëfilltë”, tha Kadrijaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se një gjë e tillë përbën shkelje.

“Kjo është shkelje, kjo është qasje selektive”, tha deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca.

Ministrja Meliza Haradinaj ka kërkuar nga deputeti i VV-së që të gjitha pyetjet të ia përcjellë me shkrim.

“Të lutem dërgomi me shkrim deputet”, ka thënë ajo.

Të ngjashme