Kadriaj për arrestimin e kameramanit: Ky rast duhet të jetë leksion për policinë që një sjellje e tillë është e papranueshme

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj ka reaguar lidhur me arrestimin e kameramanit të Ekonomia Online, Albion Selitaj.

Ai tha se ky rast njëherit duhet të jetë leksion për policinë që një sjellje e tillë është e papranueshme

Postimi i plotë:

Duke e njohur për së afërmi kameromanin Albion Selitaj vlerësoi që edukimi dhe karakteri i tij moral dhe profesional nuk përkon me mënyrën arsyetimit të arrestimit dhe komunikatën e policisë për faktin që nuk ishte shoqërim por arrestim sepse u prangos.
Kjo nuk e dotë thotë që më e humb besimin dhe respektin në Policinë e Kosovës por njëherit duhet të jetë leksion për policinë që një sjellje e tillë është e papranueshme.
Duke uruar që mos të përsëriten rastet në pengimin e medias njëherit vlerësoi që institucionet në Kosovë kanë shumë punë për të bërë në parandalimin e dukurive deviante që e dëmtojnë shoqërin tonë.

Të ngjashme