Ish-mesfushori i Dortmundit, Shinji Kagawa, ka realizuar gol në 20 sekondat e parë të debutimit te Beshiktashi.
Ish-anëtari i Manchester Unitedit u inkuadrua në minutën e 81-të të ndeshjes me Antalyasporin, ndërsa realizoi golin e parë personal pas vetëm 20 sekondash.
Por kjo s’ishte e gjitha.
Ai pas dy minutash shënoi një tjetër gol për fitoren 6 me 2.
Kagawa kaloi në Turqi si i huazuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.