Kajtazi reagon ndaj Rashiqit: Kështu kur kërkon “serbë të ndershëm”

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe analisti politik, Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili nuk kishte dyshim se një fëmijë 11-vjeçar dhe një burrë 21-vjeçar nga komuniteti serb të premten janë qëlluar për t’u vrarë nga pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj.

Kajtazi tërthorazi e ka ‘thumbuar’ edhe kryeministrin, Albin Kurti, pasi që ky i fundit e konsideron “serb të ndershëm” Nenad Rashiqin. Këtë gazetari e ka ndërlidhur me ish-presidentin famëkeq serb, Slobodan Millosheviq, që kërkonte “shqiptar të ndershëm” si përfaqësues të popullit shumicë.

”Qishtu kur kerkon “serb te ndershem” qysh kerkonte Milosheviqi “shqiptar te ndershem”. Po kush je ti me fol per nje rast krejtesisht penal ne fazen fillestare? Ec bre se nuk dallon kurrgje prej Goran Rakiqit,” ka shkruar ai.

Të ngjashme