Largim emocionues për Ricardo Kaka nga Orlando City.
Ish-lojtari i Milanit, që pak ditë më parë njoftoi mosrinovimin e kontratës me klubin e Major League Soccer, u shfaq i emocionuar dhe me lot në sy, në ndeshjen e fundit me fanellën e Orlandos.
Në fund të ndeshjes me Colombus Crew, të gjitha duartrokitjet në stadium shkuan për brazilianin, që pritet ta vijojë në një tjetër klub karrierën e tij.
Skuadra e Orlando City falënderoi përmes disa postimeve në rrjetet sociale 35-vjeçarin.
Kaka në të kaluarën ishte pjesë Milanit dhe Real Madridit.