Dialogu është i vdekur, deri në një momentum tjetër të ri.
Kryeministri Kurti ka hyrë “all-in” dhe taktizuar thellë me takimin e Brukselit sot. Sigurisht që kalkulimet e tij janë elektorale dhe e ka nxjer maksimumin duket u treguar i fortë duke e “refuzuar” Vuciqin.
Megjithatë, kjo strategji mund të ketë “poshtëruar” ekipin e Brukselit për dialog, që menduan se i kanë “peshqit në rrjetë”. Në përgjithësi, Kurti dhe LVV do të përfitojnë më së shumti nga kjo, e Kosova jo aq shumë…
“Status quo”-ja rreth Kosovës do të vazhdojë e kjo nuk do të ndihmojë në heqjen e masave nga BE-ja e as aplikimin për Anëtarësim në BE që nuk po merr një përgjigje ende.
Tash me siguri ndonjë ministër i jashtëm i BE-së do e bëjë ‘kusht’ takimin Kurti-Vuciq për t’u larguar masat. Një pshtjellim kompleks i vërtetë.
Sot ka më shumë paqartësi sesa dje rreth dialogut. Ekipi Borrell-Lajcak janë “të vdekur” gjithashtu, sa i përket procesit të lehtësimit.