Kalldrëmi në Trepçë mbulohet me asfalt

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Disa punime të bëra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e kanë mbuluar me asfalt edhe rrugën emblematike të Trepçës që për shumë vjet ishte në kalldrëm.

Për këtë ka reaguar edhe Fehmi Ferati, ish-kandidat për kryetar komune.

Reagimi i plotë:

“Trepça me Sheshin e Vjetër (Stan Tërg), qytezë e gurit me bujtina e kalldrëm e ndërtuar nga anglezët në vitet e 20-ta! Sot idiotët e Ministrisë së Infrastrukturës e mbulojnë me asfalt dhe shkatërrojnë ç’do kujtim, vlerë e vjetërsi të kësaj zone! Pal Lekaj, “më vie keq më vie” çfarë idiot e injorant personeli keni edhe ju bashkë me ata! Me komunën e Mitrovicës dhe qeverisjen shizofrene kaherë nuk po merrem sepse s’ka kush reagon për këtë shkatërrim! U mbuloftë turpi që nuk e keni sikur ju që keni mbuluar këtë kalldrëm! Do ju kujtojmë të gjithë asfaltagjinjve duka ua mbuluar bile varret me asfalt! Turp!”, ka thënë ai.

Image may contain: outdoor and nature
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme