Prokuroria ka ngritur kallëzim penal kundër një personi për tentim vrasje të një qytetari gjatë muajit janar të këtij viti në lagjen Maxhari në Shkup, raporton Tv SHENJA. Siç njofton prokuroria, të dyshuarit i ngarkohet vepra penale tentim për vrasje, shkakrimi i pasigurisë së përgjithshme dhe ndihmë.
Prokuroria shpjegon se familja e personit të plagosur si dhe personit që tashmë është i akuzuar për tentim vrasjen, kanë qenë në konflikt para ngjarjes. Për këtë shkak, personi i armatosur e ka ndjekur me makinë të plagosurin deri në lagjen Maxhari të Shkupit, dhe pastaj e ka goditur nga prapa me makinën e tij të tipit Golf 3. Pasi që ka ndodhur ndeshja e shkaktuar qëllimisht, ka arritur edhe një makinë e tretë Alfa Romeo, bashkëpunëtore e shoferit të golf 3 shit, dhe disa njerëz kanë dalë nga makina me shufra dhe armë dhe ia kanë thyer xhamat makinë Golf 5, ku gjendeshin personi i plagosur, djali i tij i mitur dhe dy persona të tjerë. Djali i mitur në atë moment kishte dalë nga makina, ndërsa dikush prej personave të panjohur e kishte goditur me grusht. Shkaku i xhamave të thyer, në formë instiktive nga makina kanë dalë edhe personat e tjerë, dhe në atë moment ka pësuar personi tashmë i plagosur.
Katër persona nga katër armë zjarri kanë nisur të shtinë me armë drejt makinës dhe njerëzve pa ndalë, duke mos u lënë hapësirë as për mbrojtje. Shoferin e Golf 5-ëshit e kishin plagosur në dy këmbët dhe nga humbja e barazpeshës kishte rënë në tokë. Në atë momoment, në mes të breshërisë së plumbave, një familjar i të plagosurit kishte arritur të nxjerrë revolen e tij dhe ti kundërpërgjigjet zjarrit, por për këtë shkak, pavarësisht se ka qenë në vetëmbrojtje, ai poashtu do të përgjigjet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe pasi ka patur armë pa leje.
Prokuroria dyshon edhe për një ndihmës të dytë në tentim vrasjen, por ai është në arrati, prandaj edhe nuk i është ngritur akuzë.
Policia dhe prokurora kanë njohuri se në përleshje kanë marrë pjesë më shumë persona, por ende nuk ka arritur t’i identifikojë.
Ngjarja ka ndodhur më 24 janar të këtij viti. Sipas deklaratave të atëhershme të dëshmitarëve të rastit, gjithçka kishte filluar me një zhurmë të madhe nga përplasja e makinave dhe pastaj kishte vazhuar breshëria e plumbave. Kjo kishte frikësuar dëshmitarët që menjëherë kishin ikur.