Kalon në Qeveri Projektligji për Arsimin e Lartë

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur e ka miratuar  Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci aprovimi i këtij Projektligji është në interes të veçantë për arsimin e lartë në Kosovë.

“Cakton kritere të qarta për themelimin e institucioneve të arsimit të larë, përcaktimin e standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike, financimi i institucioneve publike në baze të kontratave, këshillat e etikës në secilin institucion”, tha ajo.

Të ngjashme