Kamberi: Albin Kurti nuk e solli përçarjen, e gjeti në Luginë të Preshevës

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se pozita e shqiptarëve në të tri komunat duhet të përmirësohet me ligj, për çka edhe premton se do të jetë zë i tyre.

Ai shprehet se pa ndihmën e Kosovës e Shqipërisë e kanë të vështirë të mbijetojnë nga diskriminimi.

Sipas Kamberit, Albin Kurti nuk e solli përçarjen në Luginë, por që lufta politike ka nisur kohë më parë.

“Vetëvrasje për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, e quan Kamberi tendencën për luftë politike me institucionet e Kosovës.

Ai shpreh kundërshtinë për deklarimet e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, e që ky i fundit kishte thënë se kryeministri Kurti ka përçarë Luginën.

Të ngjashme