Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, i ka parashtruar pyetje në gjuhen shqipe kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq.
Kamberi tha se ai ka të drejtë ta bënte këtë.
“Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam ‘šiptar’ dhe jo Albanac. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jamë unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit! Njëjtë, si në Gjermaninë e fundviteve 30, kur ministri Hermann Goering vendoste se kush ishin dhe si cilësoheshin hebrenjtë dhe pastaj gjykatat e Gestaposë e legalizonte. Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z.Lajcak, znj Vonder Leyen, a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane? Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët duke i quajtur Albanac. Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vuciqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit ‘šiptar’”, ka thënë ai
Shefi i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar” SDA e Sanxhakut theksoi se nuk u regjistrua në kohë andaj përkthyesi nuk ishte i angazhuar.
Ai i sugjeroi që Kuvendi ta angazhonte përkthyes duke qenë se ka nevojë vetëm për dy: në gjuhen shqipe dhe hungareze.
Pas reagimit të deputetëve në sallë ndaj pyetjes së Shaip Kamberit, fjalën e ka marrë kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, i cili tha se kjo e drejtë i takon atij dhe se deputetët duhet ta respektojnë, raporton Beta.