Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, po merr pjesë në konferencën regjionale “Rritja e ndërmarrjeve sociale ekonomike në Evropën Juglindore” e organizuar nga qeveria sllovene në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet partnere.
Qëllimi kryesore i konferencës është rritja e ndërmarrjeve sociale në vendet e rajonit të Evropës Juglindore.
Konferenca synon të siguroj një platformë për shkëmbimin e eksperiencave publike dhe private të Evropës për zhvillimin e ndërmarrjeve të ekonomisë sociale në Evropën Juglindore për krijimin e lidhjeve dhe një strategjie të përbashkët të rajonit.