Fshati Janjevë i Komunës së Lipjanit është bërë cak i hajnave.
Vetëm familjes së Tefik Gashit, të enjten ka qenë hera 5-të që i është plaçkitur shtëpia me gjithë biznes, raporton KTV.
Herën e fundit kur biznesi i tij u plaçkit nga hajnat që deri më tash janë të panjohur, e pësoi edhe ai vetë, pasi që u sulmua fizikisht.
Krejt aksionin e hajnave, Gashi thotë se e ka të filmuar nga kamerat e sigurisë, derisa përplasja ndaj tij shihet edhe përmes pamjeve.
Ai thotë se vlera e dëmeve që i është shkaktuar, e kap shumën e mbi një mijë eurosh.
Por, Gashi, i zhgënjyer është me organet e drejtësisë, të cilat nuk kanë arritur që të gjejnë grabitësit.
Derisa shton se me ndodhitë e fundit nuk po i mundësohet e drejta për të punuar lirshëm në vendin e tij.
Policia e Kosovës thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
“Personat e dyshuar kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 1000 euro, si dhe rreth 150-200 euro para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të cilat pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform autorizimeve që kanë”.
Plaçkitje të tilla në këtë vend, janë përsëritur në vazhdimësi.