Kamerat kapin ekzekutimin e çiftit nga Shkodra – Autori ende në liri

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 11:26 | Nga

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e rëndë e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Shkodrës.

Burime pranë grupit hetimore bëjnë me dije për Fax Neës se personi i cili ka qëlluar në drejtim të çiftit të bashkëjetuesve, nuk ka pasur maskë në fytyrë, është afruar pranë automjetit të çiftit Bercana, dhe ka shkrehur karikatorin me 23 fishekë në drejtim të tyre.

Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës, bëjnë me dije se autori i cili ende nuk është identifikuar ka mbërritur me mjetin tip Mercedes Benz, në lagjen Naim Gjylbegu në Shkodër, mjeti është parkuar jashtë rrugicës se pallatit ku jetonte me qera çifti i bashkëjetuesve, ka marre armen ne makine dhe eshte drejtuar tek ato, pa asnjë lloj kompleksi, duke iu afruar xhamit te shoferit dhe duke qëlluar ne drejtim te tyre.

Gjithçka ka ndodhur për pak sekonda, ai është siguruar se çifti ka vdekur, ka pare fëmijën ne pjesën e pasme te makinës dhe është larguar serish nga ka ardhur duke hipur ne automjetin qe e priste se bashku me drejtuesin e mjetit dhe dy personat janë larguar ne drejtim te lagjes Kiras nga ku mësohet se me pas kane braktisur mjetin ne afërsi te Bypasit, pranë rrugës nacionale Shkodër – Koplik ku i është vene edhe flaka duke e shkrumbuar atë plotësisht me qellim qe te humbin te gjithë gjurmët.

Policia e Shkodres ka sekuestruar kamerat e sigurise te nje subjekti privat prane baneses se ciftit, nderkohe qe materiali filmik eshte derguar ne Tirane ku priten te nxirren detaje ne lidhje me identitetin e autorit, mbi te cilin deri tani nuk ka asnje te dhene.

Çifti Bercani janë ekzekutuar me 23 plumba, mëngjesin e se dielës ngjarje e cila tronditi mbare opinionin publik ne Shkodër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme