(E plotësuar) Një veturë e “Urban Taxi” është goditur nga një kamion, duke shkaktuar tollovi për pak kohë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup, në dalje të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite. E protagonistët e këtij bllokimi në trafik duket se kanë pasur kohë edhe të ndezin nga një cigare, sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online.
Megjithëse vetura taksi, në fotografi duket sikur të kishte hyrë në shirit të gabuar, përfaqësuesit e kompanisë kanë shpjeguar se vetura e tyre në fakt është goditur nga kamioni dhe i është ndërruar drejtimi.
© Ekonomia Online