Kamioni përplaset në maune, lëndohet vozitësi kosovar në Austri

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 10:02 | Nga

Një kosovar 50-vjeçar, gjatë së enjtes ka qenë duke drejtuar kamionin e tij rreth orës 06.40, në drejtim të Linzit në rrugën B124. Në kryqëzimin në mes të B124 dhe B123, të rregulluar me shenja komunikacioni me drita, ai megjithatë nuk e vërejti një maune të drejtuar nga një vozitës 52-vjeçar nga Neumarkt i Mühlkreisit duke e goditur rimorkion e saj.

Me këtë rast, kosovari 50-vjeçar ka pësuar lëndime të shkallës së pacaktuar, shkruan “Regio News”, përcjellë albinfo.ch.

Ai menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin e Linzit.

Kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme. Nga ana tjetër, rimorkioja e maunës është dëmtuar pjesërisht.

Vendngjarja është pastruar nga ekipi vullnetar i zjarrfikësve nga Pregarteni. Gjatë përkujdesjes së pjesëmarrësve në aksident, rruga B 124 ka pasur pengesa në komunikacion për një kohë të gjatë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme