Kampi i Mbappes: Kylian nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër dhe lojtari është i fokusuar totalisht tek ekipi francez

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kampi i Kylian Mbappes ka lëshuar komunikatë për shtyp për spekulimet e fundit rreth Real Madridit.

Sipas tyre, ylli i Paris Saint-Germainit nuk ka arritur kurrfarë marrëveshje me ndonjë klub tjetër dhe se lojtari është i fokusuar totalisht tek ekipi francez.

Nuk ka asnjë marrëveshje apo vendim të marrë për të ardhmen e Kylian dhe se nuk kishte diskutimeve formale”, njofton kampi i ish-futbollistit të Monacos.

“Gjithashtu, asnjë lloj ndikimi nuk mund ta diktojë kohën e diskutimeve, reflektimeve dhe vendimeve përfundimtare të Kylian.”.

Në ditët e fundit u tha se Mbappe ka arritur marrëveshje me “Los Blancos” për t’iu bashkuar atyre në verën e ardhshme, sipas express.

Përfaqësuesit francez do t’i skadojë kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe, në bazë të rregullave, ai ka të drejt qysh tash që të arrijë marrëveshje me ndonjë klub tjetër evropian.

Të ngjashme