Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës: Gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë

Podujevë | 06 Mar 2020 | 12:28 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka prezantuar programin zgjedhor për politika sociale, raporton Ekonomia Online.

Fetahu tha se do ta ndajë pushtetin me gratë, ku gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga to.

Kurse për kategoritë e luftës premtoi hapjen e një zyre në objektin e kësaj komune.

“Gjendja sociale në Podujevë është jashtëzakonisht e rëndë, ne në kuadër të programimit kemi dhënë përgjigjen më të mira se si duhet të mbështeten kategoritë sociale. Në komunën tonë kategoria e luftës ka qenë e pambështetur, nuk e kanë pasur një zyre të vetme në kuadër të politika sociale”.

“Këto kategori do t’i vendosim në top-prioritete do të kenë zyrën në ndërtesën e Kuvendit Komunal, në lagjen e dëshmorëve do të i përmbyllim ndërtimin e shtëpive, në vitin e parë të mandatit do të përfundoj ndërtimi i këtyre shtëpive”.

Për kategorinë e të moshuarve premtoi ndërtimin e një shtëpie dedikuar atyre.

“Të moshuarit do të kujdesemi që kjo kategori që janë lënë anash do të kenë mbështetje do të ndërtojmë një shtëpi të pleqve, do të krijojmë hapësira lidhëse, 24 orë do t’i mbështesim s’di të lihen vetëm”.

“Në kuadër të programit do t’i mbështesim edhe gratë, do të mundohemi tu kushtojmë mbështetje të veçantë dhe 50% e pushtetit do të ndahet për gratë. Ne e vlerësojmë këtë kategori, do të bëjmë çmos që në komunën tonë të menaxhojmë bashkë me gruan, 50-50 t’i ndajmë drejtoritë në komunë”.

Fetahu premtoi mbështetje edhe për personat me nevoja të veçanta si punësim dhe shkollim.

“Vëmendje të veçantë edhe personave me aftësi të kufizuara do t’i punësojmë në institucionet tona këtë kategori, do të punojmë edhe më shumë se që e parasheh ligji, në kategorinë punësim zhvillim dhe punësim, do ti stimuloj m buxhetin komunal ato biznese që punësojë këtë kategori”.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Valdete Idrizi ftoi qytetarët të votojnë Fetahun pasi siç tha ajo, ai ka krye të gjitha përgjegjësit që ka pasur deri tani.

“Po e vërej një frymë ndryshimi. Nuk është vështir me mbështet Naimin sepse është njeri i juaji i Podujevës, pasi me funksionet që i ka pasur deri tash ka udhëhequr me përgjegjësi”.

“Është një program i shkëlqyeshëm dhe i ka mbledh rreth vetës njerëzit më të mirë të Podujevës pasi e njohin secilën fushë dhe nevojë të qytetarëve, si e tha edhe vet është një program që nuk e diskriminon asnjë njeri, pasi i sheh si qytetarë e jo si numra nuk do tu pyet se cilës parti janë por do t’i trajtojë si qytetarë”.

“Gratë kanë qenë edhe të përfshira në dizajnimin e programit, Naimi tha se do t’i mbështes pasi kanë dëshmuar që munden të ia dalin”.

Kandidati i PDK-së për kryetarë të Podujevës Naim Fetahu edhe ditë më parë ka prezantuar programin për ekonomi, rini dhe inovacion.

Të ngjashme