Kandidati për Kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, nisi fushatën në sheshin “Hyre Emini” me të rinjtë e këtij qyteti, njofton Klan Kosova.
Fillimisht, ai bëri homazhe tek busti i “Hyre Eminit”. Me po të njëjtin emër quhet edhe sheshi afër bibliotekës së qytetit.
Gjatë kësaj fushate, Aliu tha se në fokus e ka rininë.
“Për shtatë javë keni pasur mundësi ta shihni programin tim. Në fokus e kemi rininë. Do të jeni pjesë e vendim-marrjes sime”.
“Jam i sigurt se më 19 nëntor përfundimit do të ngrohen zemrat tuaja e të qytetarëve të Ferizajt. Ju jeni forca e ndryshimit, e unë do të jem mbështetësi juaj”.