Kandidati për deputet nga Lëvizja për Drejtësi, Fidan Mustafa, që ishte në koalicion parazgjedhor me LDK-në, vlerëson se Qeveria e ardshme nuk mund të bëhet pa prezencën e PAN-it.
Mustafa këtë qëndrim të tij e arsyeton me faktin se Qeveria e ardshme duhet t’i marrë dy vendime, atë për funksionalizimin e Gjykatës Speciale dhe ngritjen e bisedimeve me Serbinë nga niveli i kryeministrave në atë të presidentëve, raporton Ekonomia Online.
Ky është postimi i pltoë i Mustafës në facebook:
Qeveria e ardhshme, dy format më të mundshme;
1. Qeveria të formohet nga Koalicioni PAN, duke i plotësuar dy numra (Deputet) VV-ja, Shembull Alma Lama e VV-së së dikurshme.
2. Qeveria të formohet nga Koalicioni PAN-VV, edhe ashtu ishin bashkë para rrëzimit të qeveris Mustafa.
Praktikisht deri më tani në Kosovë:
* S’ka mandatar të dytë me presidentin ‘X’
** Qeveria e ardhshme duhet të ndërmerr dy vendime që janë obligative, këtë do ta bëjë PAN me koalicion apo pa atë:
a) Funksionalizimin e gjykatës speciale;
b) Të ngritën bisedimet nga niveli i kryeministrave (Kosovë-Serbi) në nivel presidentësh. Kjo është jetike për inkuadrimin e Serbisë për në BE, pak rëndësi ka arritjet e Kosovës në zhvillim ekonomik, liberalizim të vizave apo luftim të hajnisë institucionale…