Kandidatja e AAK-së, Albana Bytyqi kërkon mbështetje nga qytetarët e Greikocit dhe Gelancës

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi ka përcjellë një mesazh mobilizues drejtuar qytetarëve të Greikocit dhe Gelancës, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së tyre në rrugëtimin politik drejt zgjedhjeve.

Në një postim, ajo ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve si forcën kryesore për angazhimin e saj politik.

“Zëri juaj është forca jonë, ndërsa përkrahja juaj është motivimi për të punuar më shumë e më drejt”, ka deklaruar kandidatja.

Ajo ka theksuar se Greikoci dhe Gelanca zënë një vend të veçantë në vizionin e saj për zhvillim dhe mirëqenie.

“Greikoci dhe Gelanca janë pjesë e pandashme e vizionit tonë për zhvillim, dinjitet dhe shpresë për çdo familje”, ka shkruar ajo.

Duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim, kandidatja ka përmbyllur mesazhin me thirrjen për fitore të përbashkët:

“Së bashku, krah për krah, drejt fitores”, duke i shoqëruar mesazhet me numrat e saj zgjedhorë #129 dhe #6.

Të ngjashme