Sfida e çerekfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk është vetëm një duel mes dy kombëtareve, por edhe një përballje mes dy prej sulmuesve më të mirë në botë: Harry Kane dhe Erling Haaland.
Të dy kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në nivel klubesh dhe kombëtaresh, duke realizuar së bashku plot 131 gola.
Harry Kane e mbylli sezonin me 70 gola, ndërsa Erling Haaland me 61, shifra e që konfirmojnë edhe një herë pse konsiderohen dy nga “makineritë” më të frikshme të golit në futbollin botëror, shkruan “Gazeta Express”.
Në Kupën e Botës 2026, Haaland i ka shënuar 7 gola, ndërsa Kane ka realizuar 6, duke qenë ndër favoritët kryesorë për “Këpucën e Artë” të turneut.
Sonte, dy “bomberët” do të jenë sërish në qendër të vëmendjes, teksa Anglia dhe Norvegjia luftojnë për një vend në gjysmëfinalet e Botërorit. /Gazeta Express