Kanosi 21 vjeçaren në Kaçanik, arrestohet nga Policia

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
sot në orë e para të mëngjesit në ora 00:10 ka pranuar një informacion
se në rrugën ‘’Idriz Seferi‘’ në Kaçanik është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B ( F/K) e moshës 21 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme