Një person me inicialet I.M., 69-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës- dega në Vushtrri, kishte kanosur një zyrtar.
Policia bën të ditur se i dyshuari ishte larguar nga objekti i gjykatës, ku më pas është arritur të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili pas ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Kanosje” ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.