Kante ishte afër kalimit në Marseille

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 10:13 | Nga

Mesfushori francez, N’Golo Kante, ka bërë të ditur se ka dashur t’i bashkohej Marseille nga Caen, para se të transferohej në Ligën Premier.

25-vjeçari nga Ligue 1 shkoi te Leicester City dhe pasi e fitoi Ligën Premier iu bashkua Chelseat, ndërsa sërish ka gjasa që të shpallet kampion i Anglisë.

“Ndër klubet që donin të më rekrutonin ishin Marseille dhe Leicesteri. Mendoja se duhej të kaloja edhe në një fazë në Francë”.

“Mbaj mend gjeneratën e (Mamadou) Niang, (Franck) Ribery dhe (Samir) Nasri dhe ishte një skuadër që më ka pëlqyer, sidomos në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kante për Canal +.

Ndryshe, Chelsea është 10 pikë para vendit të dytë në Ligën Premier dhe është në rrugë për t’u shpallur kampion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme