Kanye West po pret që të bëhet përsëri baba!
Të martën, revista People konfirmoi se reperi dhe gruaja e tij, Kim Kardashian West – që në muajin maj festuan përvjetorin e tyre të tretë të martesës – kanë punësuar një surrogate për të mbajtur fëmijën e tyre të tretë.
Dhe sipas një burimi të afërt me çiftin, reperi 40 vjeçar do të ishte i hapur për të shtuar edhe dy ose tre fëmijë të tjerë në familjen e tyre në rritje.
“Ai do të donte një familje prej pesë apo gjashtë nëtarëve nëse kjo do të varej prej tij”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
“Pas lindjes së Saint, Kim e kuptoi se nuk mund të kishte edhe një fëmijë tjetër – se do të ishte shumë e rrezikshme për të. Ajo thjesht u pajtua me këtë” ka thënë ky burim.
Gjatë dy shtatzënive të saj, Kardashian kishte disa problem shëndetësore duke e bërë kështu që ajo të mos ketë eksperienca të mira në këtë drejtim.
Por duket se edhe pas kësaj, Kanye sërish ishte gati të kishte më shumë fëmijë në familjen e tyre derisa Kim duket se kishte nevojë për më shumë kohë që të mendohej nëse mund të kishte edhe një fëmijë tjetër në familjen e tyre.