Kapadokia: Natyrë mahnitëse në Turqi

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 15:47 | Nga

Turqia ka vizitorë të shumtë, të cilët tërhiqen nga peizazhi i mrekullueshëm që ka edhe Kapadokia.

Ka dëshmi se në parkun Goreme ka pasur jetë njerëzore para 5000 vjetësh në shpella natyrore ose të gdhendura nga shkëmbinjtë e butë. Goreme ka po ashtu edhe shumë kisha dhe streha në formë të kapelave gjatë viteve të hershme të besimit të krishterë, si dhe një koleksion verbues të formacioneve natyrore të njohura si oxhaqe zanash.

Shpellat u përdorën gjithashtu si strehimore në kohët e mëvonshme, gjatë shekujve kur Selçukët dhe Osmanët mbizotëronin në Anadoll. Nga viti 1985 Parku Kombëtar Goreme u shtua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe sot ai është një nga atraksionet më të mëdha turistike të Turqisë.

Sipas të dhënave nga Nevsehir, më shumë se 2 milionë turistë vizituan Parkun Kombëtar Goreme në gjysmën e parë të vitit 2018.

Murat Gulyaz, ciceron i Muzeut Nevsehir, tha për Anadolu Agency se ky vend është një qendër e rëndësishme për turizmin me bazë besimi.

“Ka vizitorë nga e gjithë bota. Jo vetëm të krishterët, por edhe budistët dhe hindusët po e vizitojnë rajonin,” tha ai.

Gulyaz shtoi se po përpiqen të mbrojnë parkun kombëtar, duke përfshirë punën e restaurimit nga ekspertët turq dhe italianë, çka do të zgjasë rreth 5 vjet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme