Kapen 243 kg drogë te Dheu i Bardhë, kishin destinim Zvicrën

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 15:06 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, më 16.12.2016, në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë kanë ndaluar mjetin transportues “Mercedes” me targa të Serbisë, nën dyshimin për transportim dhe trafikim të substancës narkotike.

Major Bahri Shala tha se ky aksion i përbashkët që rezultoi të jetë i suksesshëm ka filluar që nga data 16 e këtij muaji dhe ka përfunduar dje.

“Me datën 16.12 në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” në Gjilan, është realizuar ky aksion, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 243 kg të substancës narkotike. Lidhur me këtë rast hetimet kanë vazhduar deri dje ku përveç kontrollit janë arrestuar edhe 5 persona, të cilët kanë pas për qëllim ta transferojnë në vendet e perëndimit”.

Shala më tej tha se dje në një operacion tjetër Policia e Kosovës, konfiskuar 25 kg substancë narkotike dhe është arrestuar një person, raporton Ekonomia Online.

Nga zyrtarët kompetentë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka filluar kontrollimi i detajuar i mjetit, në të cilën transportoheshin dyer dhe dritare të plastikës, ku në brendi të tyre është zbuluar e fshehur substanca narkotike.

 Gjatë kontrollit në 10 dritare të plastikës dhe 32 roleta, në brendësi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 234 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 240 kg e 724 g.

 Hetimet lidhur me këtë rast kanë vazhduar nga drejtoria kompetente, ku në dy lokacione, në Gjilan dhe në Hajvali, është bërë kontroll policor, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme fillimisht janë arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa personi i katërt është arrestuar me datën 20.12.2016, kurse i dyshuari pestë është arrestuar sot me 21.12.2016.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

·         M. L. lindur me 1985 m/sh/s

·         Xh. R. lindur me 1993 m/sh/s

·         N. B. lindur me 1962 m/sh/k

·         Sh. L. lindur me 1972 m/sh/k

·         V. N. lindur me 1987 m/sh/k

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor.

 Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

·         240 kg e 724 g marihuanë

·         një kamion transportues

·         dy vetura

·         6 telefona celularë

 Vlen të potencohet se hetuesit policorë kanë zbuluar se destinacioni i drogës ka qenë kalimi transit nëpër Kosovë dhe për destinim në shtetin e Zvicrës.

Foto: Ekonomia Online

Të ngjashme