Policia e Serbisë ka arrestuar dy të dyshuar tek të cilët janë gjetur 25 kilogramë merkur (zhivë) që është vjedhur nga Instituti i Shkencave Nukleare e që për destinacion të fundit kishte Kosovën.
Personat e arrestuar janë M.A (1971) dhe S.Đ. (1952) për të cilët qëndron akuza e futjes së materieve të rrezikshme në territorin e Serbisë.
Akuza janë ngritur edhe për një të dyshuar të tretë i cili aktualisht është në arrati.
Akuza për të dyshuarin e tretë është se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme me qëllim të përfitimit financiar ka mbledh sasinë e merkuti për ta rishitur atë në Kosovë.
Me këtë rast është arrestuar edhe zyrtari policor nga Velika Gradista G.D.(1970) i cili dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke i ndihmuar njërit prej të dyshuarve të arratiset.