Kapen në Itali 8 ton hashash me vlerë 80 mln euro

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 16:55 | Nga

Polcia financiare italiane e provincës së Napolit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion, i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge.

Është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.

Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbyllura hermetikisht, brenda të cilave ndodheshin 8000 kg hashash në pako 1 kg secila.

Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t’i sillte organizatave kriminale një përfitim prej 80 milionë euro.

Në pranga me akuzën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli 47 vjeçe e cila është pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë.

Hetimet e policisë italiane sapo kanë nisur për të zbardhur bashkëpunëtorët e organizatorët e këtij trafiku të madh droge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme