Kapen një kamion me vezë gjatë tentim kontrabandimit

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Oficerët doganor kanë arritur të kapin një kamion me vezë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Gjatë patrullimeve magjistralen Mitrovice-Skenderaj njësitet e doganës kanë vërejtur një kamion pa targa që nga drejtimi i Mitrovicës. Pasi që kamioni është profilizuar si i dyshimtë, oficerët janë vënë në ndjekje. Vozitësi ka refuzuar të ndalet dhe pastaj së bashku me asistencën e policisë është bërë ndalja.

Pas ndalimit është bërë edhe prangosja e vozitësi dhe bashkudhëtarit, mallrat në kamion nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Sipas vlerësimeve preliminare në kamion ishin 500 pako me veze, kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa ndaj të dyshimtëve është inicuar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme