Kapet 32 vjeçari nga Ferizaj që kanosi një grua, Policia tregon se si tentoi të arratisej

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet D.A, i cili kishte kanosur një grua të moshës 31-vjeçare në Ferizaj.

Sipas Policisë, ai ishte përpjekur që të arratisej me të vërejtur policinë, por që kanë arritur ta kapin.

Në shtëpinë e tij është gjetur edhe një armë, që është konfiskuar më pas.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 10.01.2022 ka pranuar një informacion së në rrugën  ‘’Zenel Hajdini  ‘’ në Ferizaj është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marr veprimet e nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt , dje me datën 12.01.2022 në mëngjes,  kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet D.A (M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili ishte përpjekur të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij , arrijnë ta ndalojnë”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari gjendet aktualisht në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari D.A kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A ( F/K) e moshës 31 vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një armë zjarri ( pistoletë) e cila është konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme