Kapet duke e vjedhur një sandwich, jep dorëheqje deputeti slloven

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti slloven, Dario Krajcic, ka dhënë dorëheqje pasi ka vjedhur një sandwich në një dyqan në Slloveni.

Kjo është  bërë e  ditur nga vetë partia e politikanit slloven përmes një komunikate për media, në të cilën kanë kërkuar edhe falje për gjestin e tij.

Shefi i grupit të deputetëve të kësaj partie, Brane Golubovic ka thënë se nëse dëshirojnë t’i ndjekin rregullat e partisë, atëherë dorëheqja është një veprim i duhur.

Krajcic ka treguar se e kanë diskutuar brenda partisë së tij dorëheqjen, veprim ky që më pas është pranuar nga bashkëpartiakët e tij, shkruan ‘reporter.si’, tranmseton Gazeta Express.

Sipas bashkëpartiakëve Krajcic ishte një politikan shumë i zoti dhe një njeri i mirë.

Megjithatë Krajcic ka pasur versionin e tij për këtë ngjarje. Ai në një intervistë për POP tv, ka thënë se ajo nuk ishte një vjedhje, por një eksperiment social.

Ai është penduar dhe gjithashtu ka kërkuar falje për gjestin e tij.

Krajcic tani në Kuvend do të zëvendësohet në Parlament nga deputeti Nik Prebil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme